E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni hetimor ne duart e ligjeve

Komisioni i Ligjeve do të shqyrtojë të hënën në mëngjes kërkesën e ridepozituar të PS-së për ngritjen e komisionit hetimor. Drafti i selisë rozë, do të kalojë më pas për votë në seancën e 23 dhjetorit sipas variantit të modifikuar 2 palësh. Socialistët kanë sqaruar nëpërmjet deputetit Fatmir Xhafaj, i cili pritet të jetë edhe kryetari i këtij komisioni hetimor, se nenet tek të cilat do të fokusohen për hetimin do të jenë ato 119 dhe 178.

Po ashtu selia rozë ka depozituar dhe listën e anëtareve të saj të komisionit që do të jenë 7, mes tyre dhe kryetari. Fatmir Xhafaj, Sajmir Tahiri, Ermonela Felaj, Damian Gjiknuri, Armando Subashi, Asllan Dogjani dhe Ilir Beqja, do të jenë përfaqësuesit e PS-së. Ndërsa ndër anëtarët e maxhorancës do të jenë deputetet: Ilir Rusmaili, Edi Paloka, Aldo Bumçi, Enkeled Alibeaj, Arenca Trashani, Viktor Gumi.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›