E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iniesta: Nuk i dua paratë e Cityt

Andres Iniesta thotë se ai nuk është aspak i interesuar për t`u larguar nga Barcelona, e sidomos jo për të shkuar te Manchester City, ku do ta priste një mal me para.

“Ky klub më ka dhënë mua dhe familjes gjithçka. Do të jetë e veçantë të mbaroj karrierën këtu, por kjo varet nga ajo se si performon ekipi vitet në vijim. Më pëlqen të mendoj se momenti im më i mirë ende nuk ka ardhur dhe unë mund të jap më shumë”.

“Trajneri është njeriu i cili na mëson aq shumë dhe na jep zgjidhje kur ka probleme”, tha Iniesta duke e lavdëruar trajnerin Guardiola.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›