Ferguson:Do të jem trajner dhe për shumë kohë
Më 31 dhjetorin e ardhshëm, Sër Aleks Ferguson do të mbushë 67 vjeç, por trajneri i Mançester Junajtid nuk ka ndërmend të heqë dorë nga profesioni i tij: "Pse duhet të heq dorë pikërisht tani? As nuk mendoj për pensionin, ka deklaruar Ferguson, nuk bën pjesë në perspektivën time. Dhe as mendoj se çfarë do të bëj këtë vit apo vitin tjetër. Koha për të dalë në pension është fundi i verës, jo fillimi i saj. Nëse kthehesh nga pushimet dhe e ndjen se nuk stërvit dot më, atëherë është koha për t‘u tërhequr. Ndërsa unë do të vazhdoj edhe për shumë kohë, pasi e adhuroj këtë punë".