E Shtunë, 31 Tetor 2026

20 minuta lojë për rikthimin e Salihit

Hamdi Salihi, sulmuesi shqiptar i SV Riedit në kampionatin austriak, ka shënuar dje rikthimin e tij në fushë, pas një dëmtimit të pësuar 4 javë më parë. Një gjë e tillë e ka bërë pikërisht në ndeshjen e djeshme, kur skuadra e tij luante në shtëpi përballë ekipit Lask Linz. Takimi u fitua me rezultatin 1-0 nga SV Ried. Trajneri i vendasve e hodhi minutën e 70-të Salihin si zëvendësues, kur zuri vendin e Leksas. Në atë moment takimi ishte i fiksuar në barazimin 0-0, dhe synimi i teknikut të Riedit ishte që të shtonte forcat sulmuese të skuadrës së tij, në kërkim të golit të avantazhit. Goli erdhi vetëm në minutën e 92-të të ndeshjes, kur Riedi fitoi një 11-metërsh, që u kthye në gol nga Drechsel. Shqiptari bëri një paraqitje të mirë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›