Ferizaj i jep Topit titullin Qytetar Nderi

Kuvendi komunal i Ferizajt kishte marre vendimin ne respekt te kreut te shtetit shqiptar. Presidentit shqiptar i eshte ofruar nje pritje madheshtore.
“Eshte nje dite e rendesishme per te nderuar presidentin shqiptar, zotin Bamir Topi me titullin “Qytetar Nderi” i Ferizajt”, eshte shprehur presidenti Sejdiu gjate ceremonise.
Nderkohe qe presidenti Topi e kishte nisur axhenden e vizites se tij ne Kosove me takimin e kryetarit te komunes se Prishtines, Isa Mustafa. Me te ai ka biseduar ne lidhje me problemet qe shoqerojne aktualisht kryeqytetin e Kosoves, duke ndare me te edhe shqetesimet. Me pas numri nje i pushtetit lokal te
Prishtines e ka shoqeruar presidentin shqiptar ne nje vizite ne muzeun historik te Kosoves, ne stendat e te cilit vend kryesor ze lufta per pavaresi. Gjithashtu, presidenti shqiptar ka patur nje takim te shkurter me akademiket kosovare ne ambientet e Akademise se Shkencave ne Prishtine dhe me pas ka pare nga afer shpellen e Gadimes.
Kreu i shtetit shqiptar bashke me homologun Sejdiu moren pjese edhe ne tryezen e perbashket per shkembimin e biznesit midis dy vendeve, ku kane dhene idete e tyre per nxitjen dhe zhvillimin.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code