E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Konsultime per ligjin e dosjeve

Presidenti i Republikes, Bamir Topi ka deklaruar ne nje interviste per Top Channel se vendimin e tij mbi ligjin e dosjeve do ta marre ne baze te konsultimeve te gjera me ekspertet.

“Aktivitet im eshte ne linjen e konsultimeve, sepse kjo ka te beje me natyren e institucionit por edhe te personit dhe gjerat e rendesishme kam deshire t’i konsultoj gjeresisht. Per sa kohe do te jem ne kete pozicion do te kem nje vendimmarrje personale te bazuar mbi konsultime te gjera”, ka pohuar Topi.

Ndersa lidhur me vendimin e Gjykates se Larte qe riktheu ne detyre gjyqtaret e shkarkuar te ceshtjes “Delijorgji”, kreu i shtetit ka refuzuar te beje komente.

“Une jam kreu i KLD, por me cilesine e presidentit bej edhe emerimin e anetareve te Gjykates se Larte, qe marin mratim ne Parlament, pra nuk mund te bej asnje koment persa kohe ne respektojme institucionet”, eshte shprehur Topi.

Me tej presidenti ka folur edhe per projektin e propozuar me homologun kosovar Fatmir Sejdiu per liberalizimin e kufijve mes dy vendeve, ne menyre qe t’i vihet ne ndihme ekonomise dhe biznesit.

“Institucionet e Shqiperise, institucionet e Kosoves, qeverite respektive dhe administratat kane kohe qe punojne per te realizuar nje treg ballkanik qe do te jete relativisht i liberalizuar dhe une besoj se ky treg jep sigurine qe rajoni do te jete i stabilizuar dhe ne rrugen e integrimeve”, ka nenvizuar presidenti, i cili ka denuar edhe aktet e dhunes te regjistruara se fundmi ne veri te Kosoves.

“Ne jemi te pozicionuar kunder dhunes. Rastet episodike te Kosoves konsiderohen raste te izoluara. Nuk ka shans askush, qofte president apo cfaredo tjeter, qe ne kete terren te ri demokratik te dale me pozicione te vjetra ultranacionaliste”, eshte shprehur Topi.

Me tej presidenti ka shprehur bindjen e tij se ambasadori shqiptar ne Kosove do te caktohet se shpejti dhe ka sqaruar se mos realizimi i takimit te tij me kreun e AAK Ramush Haradinaj ka qene per shkaqe protokollare.

“Ne kemi perfaqesine tone ne Kosove, por ajo e ambasadorit eshte nje ceshtje qe duhet te zgjidhet dhe besoj se do te zgjidhet shpejt. Sa per takimin me Haradinaj, mund te them se presidenti eshte pjese e nje protokolli. Jemi administrata ne kualifikim e siper, kemi nevoje per progres edhe ne protokoll. Por siuguroj se ka qene problem i nje natyre protokollare”, ka shtuar Topi.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›