Elbasan, zhbllokohen rrugët e izoluara nga bora
Pas bllokimit nga dëbora të disa rrugëve rurale në qarkun e Elbasanit, duket se situata është shfaqur e normalizuar pas pastrimit me borëpastruese gjatë të gjithë këtyre ditëve. Fatmirësisht nga kjo situatë nuk është shkaktuan ndonjë incident.
ELBASAN- Disa ditë pas bllokimit të zonave të thella në qarkun e Elbasanit si shkak i dëborës, këtë të premte ndërmarrja e Mirëmbajtjes së Rrugëve Rurale njoftoi se të gjitha rrugët e qarkut janë të kalueshme dhe janë pastruar nga dëbora. Reshjet të cilat varjuan nga 30 cm deri në një metër me dëborë, në zonat e Dorëzit, Qarrishtës, Dragostunjës, Stravaj, Stëblevë, etj, shkaktuan edhe probleme në qarkullimin e mjeteve si dhe banorëve të komunitetit në këto zona të thella të rrethit të Librazhdit, me rreth 150 mijë banorë.
Gjithashtu në Komunat Rrajcë, Qukës, Polis e Hotolisht të rrethit të Librazhdit janë vënë në dispozicion fadroma dhe makina borëpastruese, me qëllim pastrimin e rrugëve nga dëbora, ngricat si dhe dherat. Për këtë qëllim është krijuar një grup pune i cili po punon për riparimin e të gjithë këtyre akseve që u bllokuan si pasojë e reshjeve. Fatmirësisht reshjet e dendura të dëborës dhe shiut të shoqëruara me furtunë nuk shkaktuan asnjë incident në ato zona të cilat u bllokuan nga dëbora. (a.r/news24/balkanweb)