E Diel, 1 Nëntor 2026

Ferizaj me Planin “Merimanga” kundër krimit

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës të Drejtorisë Rajonale në Ferizaj, përveç punëve të përditshme, janë duke realizuar edhe planin operativ “Merimanga”.

Ky plan operativ është duke përmbushur detyrat e parapara lidhur me parandalimin dhe luftimin e krimit dhe veprave të ndryshme penale dhe kundërvajtëse.

Gjatë uikendit janë kryer kontrollime të automjeteve në pika kontrolli, është mbuluar terreni me patrullime, me pjesëtarë të uniformuar dhe në rroba civile, duke vizituar pikat më problematike në qytet si dhe lokalet e bastoreve dhe restoranteve në qytet dhe periferi.

Në të gjitha këto raste policia ka konfiskuar: një revole e llojit “Crvena Zastava” - një karikator - 8 fishekë të kalibrit 9 mm - një “Spray”; - tri shufra metalike – katër thika.

Të gjitha këto armë dhe pajisje ilegale policia i ka konfiskuar dhe do të përdoren si prova ndaj të dyshuarve. Realizimi i këtij plani është duke dhënë rezultate të mira në parandalimin e veprave penale dhe ka dhënë efektin e dëshiruar tek qytetarët për prezencën e policisë dhe rritjen e ndjenjës së sigurisë tek ta.

Parashihet që të vazhdohet me punë permanente me plane operative të kësaj natyre./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›