LDK, PDK-së: Mos manipuloni me nxënësit e shkollave

Sipas informatave të arritura në Komunën e Prishtinës, të premten e kaluar zyrtarë të PDK-së kanë shpërndarë formularë të ndryshëm partiakë për nxënësit e Gjimnazit ‘Sami Frashëri’ në Prishtinë në objekt të shkollës.
Komuna e Prishtinës konsideron se ky veprim i PDK-së është shkelje e ligjeve në fuqi dhe e parimeve etike të mbajtjes larg të politikës nga shkolla dhe nga nxënësit, thuhet në një reagim të LDK-së, dërguar medieve.
Komuna e Prishtinës do të ndërmarrë masat adekuate, komform ligjeve në fuqi, për ata persona që janë involvuar në këto veprime joligjore.
Komuna e Prishtinës me këtë rast i bënë thirrje PDK-së dhe z.Thaçi të ndalojëi menjëherë manipulimet e tilla me nxënës, që ende nuk janë as në moshë për të votuar. Involvimi në veprime të tilla i PDK-së tregon vetëm dëshpërimin politik të saj, dhe në veçanti të degës së saj në Prishtinë, thuhet në reagim./Indeksonline/