E Diel, 1 Nëntor 2026

Tahiri paralajmëron takime me kryeqytetasit

Aleanca për Ardhmërinë e Ardhmërinë e Kosovës, dega në Prishtinë, pretë që në ditët e ardhshme të komunikojë drejtpërdrejt me qytetarë, ku do të themelojë strukturave dhe do të shpalosë vizion për kryeqendër funksionale. Kështu ka paralajmëruar në rrjetin e tij social facebook, kandidati për kryetarin e Prishtinës nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri.

Tahiri, i cili dje ka marrë besimin e partisë për të garuar për kryetar të kryeqytetit në zgjedhjet e ardhshme, ka përshëndetur mbështetësit e vet dhe ka falënderuar delegatët për besimin e tyre që i kanë dhënë. Ai ka thënë se, “Në ditët në vijim, ne do të vazhdojmë komunikimin e drejtpërdrejt me qytetarë, themelimin e strukturave të reja dhe mbi të gjitha shpalosjen e vizionit tim për kryeqendër fuksionale. Për mua dhe ekipin tim, kjo është puna primare e cila është në funksion të plotë të interesit të prishtinasëve. Ju ftoj të rrugëtojmë së bashku drejt një ndryshimi të madh”.

I pyetur nga Indeksonline se, si i komenton deklaratat e nënkryetarit të Komunës së Prishtinës Avdullah Hoti, i cila ka thënë se “Besnik Tahiri e njeh qeverisjen lokale vetëm përmes punimeve seminarike të prezantuara në tryeza të ndryshme”. Kandidati i AAK-së, për kryeqytetin, Besnik Tahiti, tha se “Punën time do ta mbështes në ide, vizion dhe punë konkrete, jo në cilësime personale”. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›