Trajtimi i sindromes WRS me transplantim organesh

Mjeket ne spitalin e universitetit te Miamit ne Florida kryen per here te pare nje tranplantim te shumefishte per te trajtuar Sindromen Wolcott-Rallison. Pacientja eshte Anxhela Bushi 6 vjecare e lindur nga prinder shqiptare ne Shtetet e Bashkuara. Por cila eshte prognoza e saj. Po mjeket dhe prinderit cthone Kolegu Astrit Lulushi ishte ne Miami ku u njoh nga afer me gjendjen e Anxheles.
Angela 6 vjec vuan nga sindroma Wolcott-Rallison semundje e rralle por vdekjeprurese. Shume lehte ajo mund te mos ishte. Por sot Anxhela duket e qeshur e shkathet e me teka si cdo femije normal. Pamja e jashtme nuk tregon aspak se mjeket kane kryer ristrukturim te plote te barkut i cili brenda permban 4 organe te reja te transplantuara - pankreas melci dhe 2 veshkat.
Eshte hera e pare ne historine e mjekesise qe ky lloj transplanti i katerfishte perdoret per trajtimin e sindromes Wolcott-Rallison. Vetem para tri javesh Angela iu nenshtrua ketij operacioni te veshtire qe zgjati 14 ore dhe sa me shume kohe kalon aq me te sigurt ndjehen mjeket per suksesin e operimit.
Doktor Andreas Zakis shef i departamentit te transplantimeve ne Universitetin e Miamit thote se kirurgu ndjen gezim jo vetem pas nje operimi te suksesshem por edhe kur pacienti vazhdon te jetoje si ne rastin e Anxhelas.
Sindromi Wolcott-Rallison eshte semundje gjenetike e dokumentuar ne vetem 60 raste ne mbare boten. Semundja e zbuluar ne vitet 1960 nga doktor Marvin Rallison i universitetit te shtetit Utah shfaqet me simptoma si te gripit pastaj diabet dhe vonesa te rritjes e probleme ne kocka dhe intelekt. Shumica e pacientveve me kete sindrome vdesin pa kaluar moshen e femijerise dhe njihet vetem nje rast kur pacienti ka jetuar deri ne moshen 30 vjec. Nje prej vecorise se kesaj sindrome eshte demtimi a shkaterrimi i organeve.
Para Anxheles trajtimi i kesaj semundjeje me shume transplantime njeheresh nuk ishte provuar. Kjo e shtyu Dr. Zakis te besoje se Anxhela ka shanse te mira per te jetuar dhe se kjo metode ne te ardhmen do te perdoret edhe per paciente te tjere me sindromen Wolcott -Rollison.
Se pari Anxhela nuk ka nevoje per insuline. Diabeti eshte eleminuar. Sepse diabeti ne moshen e saj eshte vertete sfide e madhe. Tani ajo ka pankreas melci dhe veshka te reja dhe shresojme se problemet me keto organe jane zhdukur. Gjithashtu besojme se nepermjet transplantimit te katerfishte ne kemi zhdukur nga Anxhela edhe problemin gjenetik. Pra kur ajo te rritet femijet e saj nuk do te lindin me te njetin problem. E rendesishme gjithashtu eshte se me kete menyre tani mund te trajtohen edhe paciente te tjere qe vuajne nga sindroma Wolcott-Rallison thote Dr. Andreas Tzakis i universitetit te Miamit.
Doktor Akin Takin profesor i asociuar i kirurgjise klinike ne universitetin e Miamit mori pjese ne kete operim dhe tani kujdeset per Anxhelen pas operimit.
Ai thote se shendetin afatgjate i njeriut askush nuk mund ta percaktoje por persa i perket Anxheles shpreson se fale ketij operimi kjo vajze do te vazhdoje te rritet e shendeteshme.
Nga dita e operacionit kane kaluar rreth 3 muaj dhe sa me shume kohe kalon aq me te sigurte ndjehen mjeket per suksesin e kesaj nderhyrjeje. Pas nje operimi te grenit eshte shqetesim kryesor thote doktoresha Jennifer Garcia e cila kujdeset per Anxhelen.
Ne kete drejtim une jam shume e kenaqur. Pesha trupore e Anxheles ka arritur shifrat normale.
Ne vitin 2005 Petrit e Valbona Bushi atehere te sapo martuar u vendosen nga Shqiperia ne Jacksonville te Florides. pasi kishte fituar nje llotari te vizave. Valbona Bushi ishte shtatzene me Anxhelen. Lindja ishte e mire dhe vitin e pare foshnja dukej e shendetshme. Pastaj filluan shqetesimet. Prinderit e Anxheles edhe sot emocionohen kur tregojne se me te njejtat simptoma vitin e kaluar atyre u vdiq Alicia vajza e tyre 18 muajshe te ciles mjeket nuk arriten tia percaktonin diagnozen.
Tashme Anxhela ka dale nga spitali dhe banon ne nje apartament prane me shpenzimet e spitalit. Mjeket te cilet i shpetuan jeten thone se tani per tani Anxhela ka nevoje per mbikqyrjen e tyre dhe e vizitojne ate cdo jave. Ndersa prinderit e Anxhelesthone fare bene keta eshte mrekulli