E Shtunë, 31 Tetor 2026

Volvo sjell makinën hit për… kalimtarët

Prej kohësh shumë familje zgjedhin një makinë Volvo për shkak se kanë në mendje sigurinë që ofron.

Tani Volvo ka në plan që të zgjerojë sistemin e mbrojtjes duke ofruar airbag-e të jashtëm për të zbutur efektin e përplasjes së kalimtarëve ose të çiklistëve.

Teknologjia pritet që të adoptohet shpejt edhe nga prodhues të tjerë makinash siç ka ndodhur rëndom me shpikjet e Volvo-s.

Kompania pretendon se kjo pajisje do të shpëtojë jetën e 85 përqind të aksidenteve ku kalimtarët do vriteshin nga përplasja. Pajisja punon përmes një serie sensorësh që janë të vendosur përpara dhe që identifikojnë se sa e rëndë ishte goditja.

Kompania suedeze thotë se airbag-u do të mbrojë kalimtarët nga goditja e xhamit. Pajisja do dalë në treg së bashku me modelin V40 muajin tjetër, ndërkohë që shumë shpejt do jetë në çdo makinë Volvo. /tema/

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›