E Diel, 1 Nëntor 2026

ODIHR publikon në fillim të javës raportin përfundimtar për zgjedhjet e 8 majit

13-08-2011 / Gazeta 55

Javën e ardhshme pritet që ODIHR të publikojë raportin përfundimtar për zgjedhjet vendore të 8 majit, ndonëse ende KQZ nuk ka shpallur rezultatin përfundimtar, për shkak të ankimimeve të partive politike dhe përsëritjes së procesit zgjedhor në disa njësi vendore. Sipas burimeve pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rezultati përfundimtar për zgjedhjet vendore të 8 majit mund të dalë vetëm pas disa javësh. Por, zëdhënësi i ODIHR-it Jens Hagen Eschenbacher, sqaroi se raporti përfundimtar do të publikohet në fillim të javës së ardhshme, edhe pse data e saktë sipas tij, ende nuk është përcaktuar. Publikimi i raportit të ODIHR për zgjedhjet vendore është dokumenti më i rëndësishëm për këtë proces elektoral, pasi do të përcaktojë cilësinë e zgjedhjeve të radhës në Shqipëri, por do të jetë edhe dokumenti bazë i referimit për të gjithë faktorin ndërkombëtar BE apo SHBA-të. Deri tani, raporti paraprak i OSBE/ODIHR, referuar dhe deklaratës së misionit të vëzhguesve dy ditë pas zgjedhjeve, ka shprehur befasi për qetësinë dhe maturinë që karakterizoi ditën e votimit, ndërsa vlerësoi procesin si transparent dhe konkurrues. Sigurisht, që në kapitullin e fundit të raportit, ODIHR do të publikojë edhe rekomandimet e radhës për reformën zgjedhore në Shqipëri. Ato do t’i shtohen edhe 31 rekomandimeve të vitit 2009-ë, të cilat nuk u përfshin në ligjin e zgjedhjeve, për shkak të mungesës së dialogut politik në vend. Rreth këtyre rekomandimeve dhe vetë raportit, pritet të jepet dhe qëndrimi për numërimin e votave në Tiranë, ku pas një gare të ngushtë u numëruar nga KQZ edhe votat për Bashkinë e Tiranës që u hodhën në kutinë e gabuar, pasi Kodi Zgjedhor nuk kishte asnjë element që t’i cilësonte ato të pavlefshme. Opozita e sulmoi këtë proces të vlerësimit të votave, duke abroguar qëndrimin e saj deri në kërcënim për trupën e Kolegjit Zgjedhor të apelit, gjykatën që sipas kreut të mazhorancës Berisha, në fakt dhe një kontribut cilësor në pasurimin edoktrinës elektorale në Shqipëri.      

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›