E Diel, 1 Nëntor 2026

Fermerët mbështesin nismën e qeverisë për heqjen e TVSH në bujqësi

06-03-2013 / Gazeta 55

Prezantohet në Korçë paketa e re e investimeve të qeverisë për zhvillimin intensiv të bujqësisë

Ministri i Bujqësisë, Genc Ruli dhe ai i Financave, Ridvan Bode, prezantuan dje në komunën Dvoran të rrethit të Korçës, paketën e re të reformave të qeverisë shqiptare në sektorin e bujqësisë, siç janë ato për heqjen e TVSH-së për makineritë e importuara në sektorin e bujqësisë, inputeve e mallrave të tjera për këtë sektor si farërat, fidanat, plehrat kimike, pesticidet, plastmasi për serat diellore, blerjet e brendshme etj, si dhe ato për përjashtimin nga TVSH-ja të materialit gjenetik të importuar për racat e bagëtive në blegtori dhe futjen në skemat e mbështetjes me grante nga ana e qeverisë të kooperativave të reja për krijimin e një klime më të favorshme të biznesit e sipërmarrjes në bujqësi. Ministri i Bujqësisë, Genc Ruli dhe ai i Financave, Ridvan Bode, prezantuan dje në komunën Dvoran të rrethit të Korçës, paketën e re të reformave të qeverisë shqiptare në sektorin e bujqësisë, siç janë ato për heqjen e TVSH-së për makineritë e importuara në sektorin e bujqësisë, inputeve e mallrave të tjera për këtë sektor si farërat, fidanat, plehrat kimike, pesticidet, plastmasi për serat diellore, blerjet e brendshme etj si dhe ato për përjashtimin nga TVSH-ja të materialit gjenetik të importuar për racat e bagëtive në blegtori dhe futjen në skemat e mbështetjes me grante nga ana e qeverisë të kooperativave të reja për krijimin e një klime më të favorshme të biznesit e sipërmarrjes në bujqësi. Ministri Ruli, duke pohuar se bujqësia ka qenë sektori me rritjen më të madhe në ekonominë shqiptare, u shpreh se masat e reja, bazohen në një logjikë të fortë ekonomike, i përgjigjen krizës për produkte bujqësore e blegtorale në botë dhe duke qenë se, ky sektor përbën potencial të madh jo vetëm për punësim, por edhe për rritjen e ekonomisë, synimi ynë është të ruajmë dinamikën e zhvillimit të tij edhe në të ardhmen. Për këtë, ministri Ruli duke i cilësuar risi skemat e mbështetjes financiare  në bujqësi, theksoi se kur aplikimi i tyre bëhet nga grup bujqish që kooperojnë,  përfitimi do të jetë më i madh, se sa nga individi. Vendimi i marrë nga qeveria për të hequr TVSH-në për makineritë e importuara në sektorin e bujqësisë, ato të agro-përpunimit, materialin racor dhe për inputet, që zënë 50 % të kostos së prodhimit, janë një ndihmë e madhe për fermerin, tha në këtë takim ministri i Bujqësisë, Genc Ruli. Korça, tha ai, “ka shërbyer këto 8 vjet, si zonë e eksperimentimit të politikave bujqësore. Ka rritëm në zhvillim, ndryshim në strukturën e prodhimit, drejt rritjes së efiçencës së fermës. Krahasuar me vitin 2005, sot merren tre deri katër herë më shumë të ardhura nga familja fermerë”. Kurse ministri i Financave, Ridvan Bode, e cilësoi paketën e re të reformave të qeverisë, si paketë in-ekstreme për të ndihmuar bujqësinë përballë krizës globale. "Ne nuk po shohim politikën e rritjes së taksave, theksoi Bode, por mbështetjen reale të bizneseve, duke privilegjuar sidomos dy sektorë të ekonomisë, siç janë bujqësia dhe energjetika". Bujqësia, vuri në dukje Bode, edhe në kushtet e krizës globale shënoi rritje, duke shtuar prodhimin bujqësor dhe eksportet e duke dëshmuar se është sektori më vital i ekonomisë. Mundësia për të blerë 20 % më lirë makineritë bujqësore e të gjitha inputet e materialet që kanë lidhje me zhvillimin e bujqësisë, rrit  më shumë modernizimin e saj dhe ul ndjeshëm koston e prodhimit bujqësor, theksoi Bode, ashtu siç e kanë ulur deri më sot  politikat e integrimit të bujqësisë në treg, infrastruktura rrugore e nxjerrja e fermës nga izolimi. Duke u shprehur për domosdoshmërinë e reformave të tilla të qeverisë, ministri i Financave Bode, tha se, paketa e re për heqjen e TVSH-së implementon 15 milion euro dhe për gjithë bujqësinë mbi 30 milion euro. “Kjo do të krijojë mundësi  edhe më të mëdha për rritjen e prodhimit bujqësor, daljen në tregje dhe rritjen e ekonomisë dhe të mirëqenies”, tha Bode.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›