Fermerët në rrethin e Kukësit, vështirësi për tokat e mbjellat
Rritja e çmimit të lëvrimit dhe mbjelljes së tokës nga makineritë bujqësore për shkak të rritjes së çmimit të naftës si dhe të foragjereve ka ndikuar ndjeshëm tek sektori i bujqësisë së rrethit të Kukësit. Por një problem shqetësues për këta fermerë është mungesa e veprave vaditëse.
Sipas fermerëve janë këto faktorët më kryesorë që po ndikojnë në shumë familje të varfra që tokat e tyre t'i lënë djerrë. I gjithë pellgu i fushës së Shtiqnit përfshin mbi 3500 hektarë tokë bujqësore, ku aktualisht është në prodhim vetëm 900 hektarë tokë. Kjo sipërfaqe e madhe e tokës bujqësore para 10 vitesh furnizonte për 6 muajt e vitit 80% të nevojave të konsumatorëve për prodhimet bujqësore. Ndërsa sot konsumatori kuksian blen të gjitha prodhimet bujqësore të importuara.
Last Updated on E Hene, 12 Prill 2010 21:00