Fernandes drejt Interit

Mesfushori portugez, Manuel Fernandes është në prag të transferimit në Inter në formë huazimi nga Valencia deri në fund të këtij sezoni, kanë njoftuar mediat italiane dhe spanjolle.
23 vjeçari mund të bëhet përforcimi i dytë i Nerazzurrëve gjatë afatit kalimtar të janarit pas ardhjes së sulmuesit maqedonas Goran Pandev nga Lazio.
Trajneri i Interit, Jose Mourinho më herët gjatë javës kishte pranuar se ishte duke përcjell Fernandesin si zëvendësues për të larguarin Patrick Vieira i cili gjatë këtij muaji kaloi në Manchester City.