Tifozët algjerianë trazira në Marsejë

Me qindra emigrante algjeriane pushtuan rruget e Marsejes duke shkaktuar trazira, pasi kombëtarja e tyre humbi 4-0 ndaj Egjiptit gjysmëfinalen e Kupes se Afrikes, e cila po zhvillohet ne Angola. Policia franceze ka bere te ditur se 15 persona jane arrestuar, nderkohe qe trazira me te pakta ka patur ne qytete e tjera Lion dhe Tuluze.
Te irrituar nga humbja e skuadres se tyre ne nje ndeshje ndaj nje rivali
historik, disa tifoze algjeriane kane hyre ne lokalin e nje egjiptiani
ne Marseje, duke shkatërruar lokalin dhe pasi kane keqtrajtuar pronarin
jane larguar, duke marre me vete kasen. Nderkohe, te tjere kane ndezur
fumogjene dhe kazane te plehrave, si dhe kane thyer xhamat e dyqaneve
dhe kane shkatërruar makinat qe ndodheshin te parkuara ne rruge.
Algjerianet jane irrituar per shkak te gjykimit te arbitrit te ndeshjes,
qe sipas tyre ishte i njeanshem ne vendimet e tij.
Menjehere, pas përfundimit te ndeshjes, ata kane zbritur ne rruge me
makina dhe motora, duke valëvitur flamurin algjerian. Por, me pas ata
kane filluar te behen me te dhunshem, duke thyer xhamat dhe duke i vene
flaken kazaneve te plehrave.
Nga ana tjeter, emigrantet egjiptiane ne France kane festuar fitoren e
skuadres se tyre, e cila shkon per te treten here radhazi ne finalen e
Kupes se Afrikes, ku kete here do te kete si kundershtare Ganen.
Nertan Prifti
< I mëparshmi