E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mutu, pozitiv edhe kundër Lazios

Adrian Mutu dy herë pozitiv. Sulmuesi rumun i Fiorentinës nuk ka testuar pozitiv për doping, vetëm në ndeshjen kundër Barit në Serie A më 10 janar në Serie A (fitore 2-1, ku kishte shënuar një gol), por edhe në përballjen e vlefshme për Kupën e Italisë kundër Lazios, e zhvilluar në Artemio Franchi, më 20 janar.

Edhe këtë herë, Mutu është testuar pozitiv për sibutramina – substancë e ndaluar kundër trashësisë. Si rezultat i kësaj, Komiteti Olimpik Italian (CONI) nëpërmjet një komunikate të publikuar të premten, ka njoftuar se ka suspenduar Mutun, në afat të pacaktuar.

Mutu ishte përjashtuar nga Chelsea më 2004, pas përdorimit të kokainës. Ai është ankuar kundër gjobës prej 17 milionë euro të kompensimit për klubin anglez, për shkeljen e kontratës me gjigantin londinez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›