Fernando Alonso fiton CM të Gjermanisë

Fernando Alonso dhe Felipe Masa kompletuan një fitore 1-2 të Ferrarit në Çmimin e Madh të Gjermanisë, gara e 11-të Kampionatit Botëror të Formula 1, duke lënë pas fituesin e pole position, gjermanin Sebastian Fetel.
Për spanjollin kjo ishte fitorja e tij e 23-të gjatë karrierës, ndërsa për Ferrarin kjo ishte dopjeta e 81-të historike.
Alonso, i cili u nis nga pozicioni 2 i gridës së nisjes, mori pikët maksimale, 25, pas 67 xhirove të cirkuitit të Hokenheimit, ndërkohë që braziliani Masa, i nisur nga vendi i 3-të udhëhoqi deri në xhiron e 49-të, kur edhe e lëshoi vendin e parë me urdhër.
Sebastian Fetel, vendi i tretë, me 15 pikët e mara u barazua me pikë me shokun e tij të skuadrës, Mar Ueber, tashmë nga 136 pikë, ndërkohë që dy kryesuesit e kampionatit, Luis Hamilton dhe Xhenson Batën, të dy pilotë të MekLarenit, kanë respektivisht nga 157 dhe 143 pikë. Alonso u ngjit në kuotën 123 pikëve.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Diele, 25 Korrik 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili