Ferrari mbi të gjitha
Pasi përgëzoi punën e skuadrës në fundjavën e Gjermanisë, numri një i “Kokëkuqes” pohoi: “Polemikat nuk më interesojnë. I përmbahem asaj që kam thënë gjithnjë e që pilotët tanë e dinë shumë mirë dhe e zbatojnë: kush garon për Ferrarin e di që skuadra vjen para interesave vetjake”.
Duke folur nga Maranelo, bosi italian shtoi: “Të tilla situata kanë ndodhur dhe do të ndodhin gjithnjë. Prandaj boll më me këto hipokrizi, megjithëse e kuptoj se dikujt do t’i bëhej qejfi t’i shihte të dy pilotët tanë të eliminuar. Por sigurisht jo mua dhe tifozëve”.