Lila-Bulku-Duro, Dinamo kërkon "boshtin kuqezi"
Pasi janë interesuar për gjendjen e futbollistëve të përfaqësueses, ata duan të pëfitojnë sa më shumë emra të rëndësishëm. Mësohet se në listën e tyre për të përforcuar skuadrën janë tre lojtarë që luajnë nën urdhrat e Kuzhesë.
Bulku – Situata për mesfushorin është komplekse. Ai është larguar nga Kribvasi dhe pritet që të mos rinovojë kontratën me Dnjepron. Vetë lojtari gjendet në Tiranë ku po stërvitet në mënyrë individuale, megjithatë ende nuk dihet e ardhmja. Bulku e ka Shqipërinë opsionin e fundit dhe me gjasa nëse qëndron, nuk mund t’i thotë dot "jo" dinamos. Dinamo ka marrë Hidin dhe nuk është habi të bindë edhe Bulkun për të qëndruar.
Duro – Lojtari është larguar nga Apolon Limasoli dhe është në pritje të një levizjeje tjetër. Për momentin ka disa pista të hapura dhe një nga ato është pse jo dhe rrikthimi në Shqipëri. Vetëm nëse Dinamo i bën një ofertë konkurruese me atë që ka pasur në Qipro mund të luajë për kampionët e Shqipërisë.
Lila – Duket më e vështira e mundshme. Vërtetë Lila ka vendosur të qëndrojë në Shqipëri, por personaliteti që ka krijuar te Tirana nuk e lë që të largohet nga klubi. Në ndeshjen kundër Utrehtit ka qenë kapiten i ekipit dhe në mjedisin bardheblu tanimë ndihet i rëndësishëm. Vështirë të largohet nga skuadra e Starovës.