E Shtunë, 31 Tetor 2026

Axhenda e konsultimeve per Presidentin e ri Nano tek Berisha

Ish-kreu i PS-së, Fatos Nano përfundoi takimin me Kryeministrin, Sali Berisha, ku i shpalosi këtij të fundit platformën e tij si një kandidaturë e mundshme për kreun e ri të shtetit. Ashtu si dhe ishte bërë publike në orën 14:30 minuta ish-lideri socialist është ngjitur në godinën e Kryeministrisë për të zhvilluar një tjetër takim të tij, në vazhdën e konsultave me drejtues të politikës shqiptare, lidhur me garën për presidentin e ri të vendit. Takimi mes Nanos dhe Berishës zgjati rreth 40 minuta, ku ndryshe nga takimet e mëparshme, ish-kreu socialist nuk ka dhënë asnjë prononcim për media në përfundim të takimit. 
Ish-lideri socialist, që prej shpalljes së kandidaturës së tij është takuar me të gjithë krerët e partive parlamentare, nga disa prej të cilëve ka marrë mbështetje të drejtëpërdrejtë.
Nano është takuar me kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama, kreun e LSI-se, Ilir Meta, kryetarin e PBDNJ-së, Vangjel Dule, kryetarin e partisë PDIU, Shpëtim Idrizi si dhe një ditë më parë kreun e Partisë Republikane, Fatmir Mediu. Vetë Nano e ka cilësuar takimin e sotshëm të një rëndësie të dorës së parë, në fushatën e tij presidenciale. Gjithsesi kryeministri Berisha vazhdimisht ka theksuar se mazhoranca do të ketë kandidaturën e saj për president.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›