Ferrara: Jam i kënaqur me Juventusin

Juventusi e ka filluar turneun Peace Cup 2009 me fitore prej 2-1 kundër Sevillas, ndërsa trajneri bardhezi Ciro Ferrara është shprehur shumë i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij. "Jam shumë i lumtur dhe i kënaqur, prandaj duhet t'u jap komplimente të gjithë lojtarëve për paraqitjet e tyre sonte". "Jam shumë i kënaqur që shënuam dy herë. Djemtë bënë gjithçka që unë kërkova nga ata të bëjnë, dhe të gjithë kontribuuan", ka thënë Ferrara për "Goal Italia".