E Shtunë, 31 Tetor 2026

Benitez: Alonso duhet të qëndrojë në Anfield

Menaxheri i Liverpoolit, Rafael Benitez, ka deklaruar se ka kërkuar nga mesfushori i Redsave, Xabi Alonso, që të mos largohet nga Anfield.
Alonso kërkohet me ngulm nga gjiganti spanjoll Real Madrid, ndërsa shumë shpejt pritet transferimi i tij në Bernabeu.
"Bisedova me të dje dhe i thashë t'i dëgjojë tifozët. Ata e duan Xabin. I thashë, ndoshta duhet të qëndrosh". "Ai është një lojtar shumë i mirë dhe unë do të jem shumë i kënaqur nëse qëndron. Të gjithë bashkëlojtarët e tij dëshirojnë që ai të qëndrojë. Nëse e mbajmë Xabin do të jem shumë i kënaqur", ka thënë Benitez për faqen zyrtare të klubit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›