E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferrara: Nuk dorehiqem

Pas humbjes se turpshme ndaj Katanias ne Olimpiko te Torinos, trajneri i Juventusit, Ciro Ferrara nuk ka pranuar te dorehiqet dhe te braktise sic e quajti ai “anijen ne stuhi”.
“Jam nje adhurues i detit dhe tani ne jemi ne mes te nje stuhie. Une nuk e le anijen time. Ideja e nje doreheqjeje nuk me ka kaluar kurre ndermend. Qe te dalim nga kjo stuhi duhet te jemi te bashkuar qe te gjithe”, eshte shprehur Ferraras pas ndeshjes ndaj Katanias.Megjithe kundershtimet e tifozeve ndaj skuadres, trajneri Ferrara ka marre besimin e presidentit te Zonjes se Vjeter,  Zhan Klod Blank.“Qendrimi yne nuk ndryshon dhe Ferrara ka besimin tone te plote, e rendesishme eshte te vazhdojme te punojme fort, rezultatet do te vijne”, deklaroi Blank duke hedhur poshte zerat e nje merkatoje ne janar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›