E Shtunë, 31 Tetor 2026

Katania fundos Juventusin me rezultatin 1-2

Java e 17-të e kampionatit italian rezervoi disfatën e radhës për bardhezinjtë. Sot ishte radha e Katanias për të fituar në "Olimpikon" e Torinos.
Më keq se kaq nuk ka ku të shkojë. Eliminim i turpshëm nga Liga e Kampionëve, humbje e vendit të dytë në kampionat. Sot, kur të gjithë prisnin kthesën e skuadrës së Ferrarës, ndodh e papritura. Katania bën ligjin në "Olimpiko", duke turpëruar skuadrën, tifozët dhe duke e futur në telashe të mëdha çiro Ferrarën.
Martinez kaloi ekipin e drejtuar që prej javës së kaluar nga Sinisha Mihajloviç në epërsi në minutën e 23-të, por Salihamixhiç (i futur në minutën e 32-të në vend të Felipe Melos që vazhdon të zhgënjejë), barazpeshon rezultatin. Tre minuta para vërshëllimës përfundimtare, është Izko që çon në qiellin e shtatë skuadrën e tij.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›