E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferrara kritikon ish-drejtuesit e Juves

Përzgjedhësi U21 i kombëtares italiane, Ciro Ferrara, ka kritikuar ish-klubin e tij Juventus, se nuk ka qenë i durueshëm gjatë kohës sa ai kishte drejtuar klubin.

Ai u shkarkua nga Bardhezinjtë në shkurt të këtij viti, ndërsa ata tani janë në pozitën e dytë të tabelës nën drejtimin e trajnerit Gigi Del Neri.

“Statistikat tregojnë se Juventus ka po aq pikë tani sa kishte në këtë kohë sezonin e kaluar. Gara për Skudeton këtë vit është më e hapur. Kjo pasi avantazhi prej gjashtë pikësh i Milanit mund të ngushtohet me vetëm dy ndeshje”.

“Besoj se Napoli, Juve dhe Lazio janë që të gjitha në garë për titullin e Serie A”, ka thënë Ferrara.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›