Berisha:Deklaratat e Marty, te njeanshme

Kryeministri Sali Berisha reagon në mënyrë të menjehershme ne raport me akuzat e raportuesit të KE, Dick Marty, ndaj kryeministrit të Kosovës dhe UÇK-së.
Gjatë takimit te zhvilluar me Drejtorin e Përgjithshëm për Demokracinë dhe Çështjet Politike në KE, Jean Louis Laurens, kreu i qeverisë deklaroi se anësimi i Marty ishte politik, dhe kjo përbente abuzim flagrant me autoritetin e Këshillit të Europës.
Raporti i plotë i raportuesit të të drejtave të njeriut, Dick Marty u publikua sot në faqen zyrtare të Këshillit të Europës duke zbuluar detaje tronditëse të trafikut të drogës dhe organeve, që dyshohet të jenë kryer nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Raporti konstaton se godina e njohur si Shtëpia e Verdhë në veri të Shqipërisë, është përdorur si burg ku mbaheshin të burgosurit serbë, ndërsa operacionet e heqjes së organeve kryheshin në një shtëpi tjetër në Fushë Krujë, 20 km larg Tiranës.