Ferrara motivon Juven: Inatin ta kthejmë në gol!
“Jemi të inatosur për humbjen, por duhet që këtë inat ta shndërrojmë në vendosmëri për ta fituar ndeshjen e radhës. I di mirë objektivat dhe mundësitë që kemi për t’i arritur. Prandaj, do të kërkojmë vetëm fitoren”, u shpreh trajneri bardhezi.
Më tej, Ferrara bëri thirrje për qetësi dhe vëmendje nga ana e të gjithëve. Sipas tij, ekipi duhet të bëjë sa më pak gabime që të jetë e mundur, në mënyrë që të dalë një ndeshje si ajo e fituar 5-1 kundër Sampdorias në kampionat.
Por për takimin e nesërm, trajneri italian nuk do të ketë të gatshëm Aleks Del Pieron, që vazhdon të vuajë nga një dëmtim i gjatë. “Për fat të keq, kemi pasur shumë probleme me të dëmtuarit. Shpresoj që Del Piero të rikthehet dhe të japë ndihmën e tij, që ka qenë gjithnjë e nevojshme”, nënvizoi numri një i pankinës bardhezi.