E Diel, 1 Nëntor 2026

28 parti publikojnë raportet për shpenzimet e fushatës

Ekspertet kontabël, të cilët kanë verifikuar këto shpenzime, kanë dorëzuar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve raportet për këto forca politike.

Gjatë ditës së djeshme ka përfunduar orari zyrtar për dorëzimin e këtyre materialeve. KQZ njoftoi se në zyrat e saj kanë mbërritur protokollet me materialet verifikuese për partitë e mëdha si Partia Demokratike, Partia Socialiste, Lëvizja Socialiste për Integrim etj.

Gjatë ditëve në vijim, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vendosë për 6 subjektet për të cilat nuk u respektua afati i vendosur, si dhe momentin e shqyrtimit dhe miratimit të raportit të sjellë nga ekspertët kontabël.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›