Ferrara, nje ndeshje e mban ne stolin e Juves
E ardhmja e trajnerit te Juventusit, Ciro Ferrara duket gjithmone e me e pasigurt, madje nese skuadra e tij do te mundet ne fundjave nga ekipi i Barit ne Seria A, raportohet se klubi bardhezi e ka gati shkarkimin e tij. Gazeta italiane "Il Corriere Dello Sport" raporton se drejtuesit bardhezinj kane nisur bisedimet paraprake me disa trajnere te tjere, duke perfshire Roberto Mancinin, Sven Goran Erikson dhe ish-trajnerin e Celsit, Gus Hidink. Pozitat e trajnerit te Juves jane lekundur, pas eliminimit nga "Champions". Trajneri do te mbroje vendin e punes, nese fiton me Barin dhe skuadra e drejtuar prej tij do te kete nje ecuri te mire, ne te ardhmen. Kreu i klubit te Juventusit, Xhon Elkan nenvizoi se trajneri eshte i sigurt ne drejtimin e ekipit, por vota e besimit ndaj Farrares nuk eshte dhene plotesisht. Pas marrjes se detyres, Ferrares i ishte bere plotesisht e qarte, se duhej te sillte nje trofe ne Torino. Deshtimi ne "Champions" do te thote se ekipi, nuk duhet te beje te njejten gje edhe ne "Europa League" apo ne Seria A per te mos arritur objektivin, pritet te shoqerohet me largimin e Ciro Ferrares nga stoli bardhezi. Elkan nuk ka shfaqur ndonje pakenaqesi, por e ka bere te qarte se per te garantuar suksesin e ekipit ne fund te edicionit, do te beje cdo lloj levizje te mundshme.