E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paralajmerohen lojtaret, ne fund te vitit

Besa dhe Tirana do te ndeshen nje jave me vone me njera-tjetren ne Kavaje, ne nje sfide qe do te percaktoje ekipin qe do te vihet ne ndjekje te Dinamos, ne gare per titullin kampion. Stafi drejtues i bardhebluve pas nje analize me ekipin, pas barazimit ne Korce, kerkoi qe lojtaret te jene te vemendshem, ne te gjitha ndeshjet e mbetura te ketij viti. Tirana pritet te futet ne merkaton e muajit janar, prandaj stafi drejtues i konsideron ndeshjet e mbetura, si jetike per mundesine e mbrojtjes se kurores. Kalendari i ndeshjeve te mbetura te ketij viti favorizon kavajasit, pasi ndeshja direkte me Tiranen do ta luhet ne Kavaje, nje jave me vone. Bardheblute, para se te bejne llogarite me te njejtin kundershtar edhe ne kupe, pasi shorti i ka vene perballe ne cerekfinale, do te diskutojne vendin e dyte, pas perballjes se javes se 15-te. Lojtaret e Tiranes do ta kene te veshtire qe te dorezohen ne gare per titull, ndaj edhe synimi i Tiranes eshte qe te fitojne dhe te parakalojne Besen, pas ndeshjes se javes tjeter. Kavajasit do te luajne kete jave ne Lac, ndaj te njejtin kundershtar qe eliminuan se fundmi ne kupe.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›