E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miqesorja ndaj Luksemburgut, pritet zyrtarizimi

Kuqezinjte do ta nisin vitin 2010 me nje ndeshje miqesore, ndaj Luksemburgut. Trajneri Josip Kuzhe dhe stafi drejtues i kombetares kane negociuar me ekipin e Luksemburgut dhe pritet zyrtarizimi i ketij takimi miqesor. Per Kuzhe kjo do te jete miqesorja e dyte, pas perfundimit te ndeshjeve te Kupes se Botes "Afrika e Jugut 2010". Kuqezinjte barazim 0-0 ne Estoni, ne nje ndeshje ku jane testuar shume lojtare te se ardhmes. Por para miqesores se pare te vitit 2010, do te zhvillohet zbori i janarit, me disa nga lojtare me premtues te ekipit tone kombetar. Trajneri kroat do te perzgjedhe disa nga lojtaret me te mire dhe do t'i testoje ne disa miqesore, qe do te luhen ne pranvere te vitit 2010. E para miqesore, sipas drejtuesve te FSHF-se pritet te zhvillohet me 2 shkurt, ndaj nje kundershtari relativisht te lehte Luksemburgut. Pak dite pas miqesores, Shqiperia do te njohe kundershtaret e "Euro 2012".

Bastet kuotojne mundesine e perplasjes se Interit me Celsin

Ekipet e kualifikuara per "Champions", ne pritje te shortit

Jane percaktuar 16 ekipet, qe avancuan me tej ne "Champions". Bastet e cuditshme vazhdojne te habisin Angline. Sa jane mundesite qe Interi te perballet ne raundin tjeter me Celsin, ose trajneri zikalter Hoze Murinjo te ndeshet me ish-ekipin e tij te Londres? Kompanite e basteve ne Angli e kane kuotuar kete mundesi me koeficentin 1/5. Kesisoj, mundesia qe Interi te perballet me Celsin eshte shume e madhe, sikurse do te ishte e pashmangshme qe te ndeshje me nje skuader te madhe angleze ose spanjolle. Gjithsesi, pas kalimit ne raundin tjeter, drejtuesit zikalterit jane shprehur te kenaqur me progresin. Presidenti i Interit, Masimo Morati deklaroi se Interi ka treguar rritje te dukshme ne "Champions" dhe do te kerkoje suksesin ne fund te gares. "Me pelqen progresi i ekipit, - theksoi Hoze Murinjo -me paraqitjen e fundit treguam se jemi ne rrugen e duhur". Ashtu si Interi qe fitoi ndaj Rubin Kazanit me dy gola, nje ne secilen pjese gjate nates se merkure ne "San Siro", edhe disa ekipe te tjera e kane siguruar kalimin e turit, ne minutat e fundit. Kane qene jo pak emocionuese momentet kur ekipet e kualifikuara ne "Champions League" jane percaktuar pas golave ne minutat e fundit. Kampionet ne fuqi, Barcelona dhe ekipe te tjera te njohura ne kontinentin evropian si Interi, Shturtgarti dhe Olimpiakosi, e siguruan te fundit kualifikimin e tyre ne 16 me te mirat e ketij kompeticoni. Ekipet qe perfunduan ne vend te trete ne grupin e "Champions", do t'i bashkohen kompeticionit tjeter te "Europa League". Ekipet e kualifikuara per momentin jane ne pritje te hedhjes se shortit. Me 18 dhjetor, ne Nion te Zvicres do te hidhet shorti, per 16 ekipet pjesemarrese ne "Champions" dhe 32 ekipet e tjera te kualifikuara ne "Europa League". Ndeshjet e para te "Champions League" do te luhen me 16 dhe 17 shkurt dhe ndeshjet e kthimit do te luhen nje jave me vone, pra me 23 dhe 24 Shkurt. Sakaq, ndeshjet e kompeticionit tjeter "Europa League" do te luhen me 18 dhe me 25 shkurt.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›