Guardiola: Lojtaret e mi, te jashtezakonshem!
Trajneri i Barcelones, Pep Guardiola e cilesoi "te Jashtezakonshme" fitoren e fundit te katalanasve, me rezultatin 2-1 ne "Champions League" ndaj Dinamos se Kievit. Golat qe shenuan Ksavi dhe Lionel Mesi, siguruan fitoren e fundit te Barcelones, e cila permbysi disavantazhin e nje goli, te shenuar nga vendasit ne minutat e para te ndeshjes. Me fitoren qe siguroi ndaj Dinamos se Kievit, ne ndeshjen e se merkures Grupi F, Barcelona perfundoi ne vend te pare. "Ne reaguam shume mire, pas golit te Dinamos se Kievit. Kemi qene te durueshem deri ne fund dhe kontrolluam ne menyre perfekt lojen," - thekson trajneri katalanas, Pep Guardiola. "Dua te pergezoj te gjithe lojtaret, sepse kane zhvilluar ne Kiev nje ndeshje te madhe. Te gjithe ishin te jashtezakonshem, ne fushe. Gjate 90 minutave loje, pashe nje skuader qe sakrifikoi shume, per te fituar ndeshjen, qe e prisnim dhe e dinim se do te ishte e veshtire. Grupi ku benin pjese ishte tmerresisht i veshtire. Skuadra e fundit me te cilen luajtem ne Kiev grumbulloi pese pike dhe ishte ne gare per t'u kualifikuar, deri ne minutat e fundit", - shton Pep Guardiola. Trajneri i Barcelones shprehu kenaqesine e tij te madhe, pas kualifikimit te fundit ne fushen e veshtire te Kievit, qe katalanasit kane siguruar pjesemarrjen ne raundin e dyte te "Champions". "Gjate vitit te kaluar ne i kemi luajtur ndeshjet e dyta cerekfinale dhe gjysmefinale, jashte fushes sone dhe eshte e qarte se avantazh eshte qe te zhvillosh ndeshjen e fundit ne shtepi. Megjithate, Barcelona ia ka dale mbane dhe ka fituar ne te gjitha rastet, gje qe me gezon pa mase", - perfundon Guardiola.