E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferrara si Mourinjo: Nuk i pranoj të gjitha kritikat

Në qendër të pyetjeve të gazetarëve ka qenë eliminimi i turpshëm nga Liga e Kampionëve. “E dinim që do të vinin kritika nga të gjitha anët dhe duhet t’i pranojmë. Por në të njëjtën kohë nuk duhet t’i pranojmë ato që janë të pabaza. Tashmë e kam hapur librin e zi”, tha numri një i pankinës bardhezi.

Në lidhje me një dorëheqje të mundshme, ai shtoi: “As nuk e kam çuar ndonjëherë në mendje. Kam mbështetjen e drejtuesve. Jam një trajner në hapat e parë, që ka nevojë të rritet. Duke parë që nuk ka kohë, duhet të rritem shpejt”.

Ferrara theksoi se pas këtij dështimi, skuadra duhet të përmirësohet. “Njerëzit e fortë dhe të zgjuar duhet të reagojnë dhe ne do ta bëjmë. Në të mirë apo në të keq, duhet të ecim përpara. Duhet të mendojmë për të fituar ndaj Barit dhe Katanias. Mund dhe duhet të rritemi. Bari është një skuadër e fortë në mbrojtje dhe e shpejtë në sulm”, përfundoi Çiro Ferrara.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›