E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Nderi i Kombit" për 37 intelektualët të vrarë

Ky nderim përkon me 65-së vjetorin e masakrës së terrorit komunist në Tiranë, i cili i mori jetën këtyre personave mendjendritur e të pafajshëm.

Me këtë rast në Presidencë u organizua një ceremoni solemne, ku Kryetari i Shtetit iu dorëzoi Urdhrin dhe dekretin e dekorimit familjarëve të intelektualëve të nderuar: Akil Sakiqi, Nazmi Uruçi, Fahri Dabulla, Mumtaz Kokalari, Vesim Kokalari, Ismail Petrela, Muharrem Lleshi, Muharrem Liku, Abdulla Saraçi, Jorgji Mema, Nebil Çika, Hamid Greblleshi, Subi Topulli, Kapllan Deliallisi, Jakup Deliallisi, Shefqet Deliallisi, Anton Fekeçi, Isuf Allamani, Boris Belevski, Minella Toçi, Selim Kelmendi, Selaudin Korça, Lluka Xhumari, Ali Panariti, Rakip Kalenja, Hasan Dine, Azis Blloshmi, Faik Shkupi, Mehmet Dada, Rifat Tërshana, Aleks Mavraqi, Selman Shtjefni, Petraq Pekmezi, Ndue Pali, Syrja Kokalari, Bajram Cuka, Lorenc Rasha.

Ky vlerësim dhe nderim i lartë i Presidentit Topi u bë në shenjë respekti dhe përulje për grupin e intelektualëve të vrarë nga terrori komunist nga 28 tetori deri më 16 nëntor 1944 me motivacionin: "Të martirizuar nga terrori komunist për shkak të besimit në idetë demokratike perëndimore të zhvillimit të Shqipërisë pas Luftës së II Botërore".
    
Në emër të familjarëve të intelektualëve të vrarë, z.Bahri Liku, i ati i të cilit ishte një nga viktimat, i shprehu mirënjohjen Presidentit Topi për nderimin dhe vlerësimin e lartë.  
    
Në periudhën tetor-nëntor të vitit 1944, forcat komuniste në Tiranë, në emër të luftës për çlirim, vranë 37 intelektualë të pafajshëm, të shkolluar në Perëndim, të cilët respektonin mendimin ndryshe dhe filozofia e tyre ishte që Shqipëria të ishte pjesë e bllokut të madh kundër nazizmit.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›