Ferrari: Alonso? Jeta është e gjatë, nuk i dihet!
Romë - Sinjale pozitive vijnë nga skuteria e Ferrarit për pilotin spanjoll të F1, Fernando Alonson. Simpatinë e tij për dyherë kampionin e botës e shpreh vetë presidenti i makinës së magjishme, Luka Kordero di Montexemolo.
Në një intervistë për Sportmediaset, ai shprehet: “E konsideroj Fernandon si një pilot të madh dhe mjaft të rëndësishëm për skuterinë e tij. Gjithashtu është një djalë mjaft simpatik. Problemi jonë është se për vitet 2009 dhe 2010 ne e kemi një kontratë me Masën dhe Raikonenin, por në të ardhmen nuk i dihet, jeta është e gjatë”.
Me këtë deklaratë presidenti i “kokuqes” i hap dyert ish-kampionit të botës në Formula 1. Një mundësi tjetër është edhe alternativa e fundit e shfaqur, ku mendohet që skuteritë në F1 të përfaqësohen me tre pilotë, për shkak se disa ekipe mund të tërhiqen për shkak të krizës, ashtu siç bëri edhe Honda.