Gjermania drejt “mbytjes” në borxhet e jashtme
Berlin - Kriza ekonomike që ka përfshirë edhe një ndër superfuqitë e ekonomisë botërore, Gjermaninë, ka detyruar qeverinë e Berlinit që të marrë masa të reja si me huatë që do të tërheq, po ashtu edhe me investimet që tashmë duket se kanë ndaluar vrullin e para një viti. Qeverisë gjermane i duhet që vitin e ardhshëm të llogarisë me një rritje dramatike huatë e reja. Një zyrtar i lartë nga Ministria e Ekonomisë ka deklaruar se në gjashtë mujorin e parë të vitit të ardhshëm, Berlin do të tentojë një hua kredi prej të paktën 30 miliardë eurosh, ndërkohë që deri më tani, Ministria e Financave kishte hartuar një preventiv prej 18.5 miliardë eurosh.
Nga ana tjetër, kancelaria gjermane Angela Merkel ka deklaruar se përballë acarimit të recesionit qeveria gjermane do të përgatisë një paketë të re koniukturore në mes të janarit. Theksi i investimeve prej disa miliardë eurosh, sipas saj të jetë në masat për infrastrukturën si dhe në elementë për forcimin e kërkesës së brendshme.