E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferrari, Badoer teston modelin e ri F2008K

Ndryshimet me te medha me makinen e perdorur kete sezon nga Massa dhe Raikkonen i perkasin kraheve te vegjel anesore qe nuk jane me dhe linjes shume here me te paster.

Kolaudatori Luca Badoer ka hipur per here te pare ne timonin e makines Ferrari qe do garoje ne sezonin 2009. Piloti italian ka zbritur ne pisten e Fioranos me nje F2008K, e cila ka te modifikuar nje sistem per rekuperimin e energjise.

Ndryshimet me te medha me makinen e perdorur kete sezon nga Massa dhe Raikkonen i perkasin kraheve te vegjel anesore qe nuk jane me dhe linjes shume here me te paster. Keshtu, nje pjese e madhe e sistemit aereodinamik per sezonin 2009, do jete ajo qe eshte ne makinen e testuar nga Badoer.

Aparati i sistemit per rekuperimin e energjise eshte montuar ne pjesen me te ulet ne qender, ndersa baterite jane vendosur pas vendit te pilotit, por ky nuk do jete nje pozicion perfundimtar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›