E Enjte, 5 Nëntor 2026

Premier: Everton humbet me Newcastle, fiton Southampton

Gola dhe emocione në në ndeshjen midis Aston Villa dhe Southampton. Në Villa Park, “Shenjtorët” fituan 4-3, të nxitur nga një dopietë e Ward-Prowse dhe golat e Ings dhe Vestergaard por vuajtën në gjysmën e orës së fundit kur vendasit arritën të riktheheshin me Mings, Watkins dhe Grealish.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër, formacioni i Hasenhuttl mundi Evertonin e Ancelotti me rezultatin 2-1(dopietë nga Wilson), që është dhe humbja e dytë radhazi. Pjesa e parë ishte pa shumë emocione, me dy skuadra që u përpoqën të gjenin ritmin. i vetmi rast i rrezikshëm është ai i Saint-Maximin në minutën e 32-të, por Olsen neutralizon rrezikun. Pjesa e dytë ka më shumë ritëm dhe në minutën e 56-të është Wilson që ka zhbllokuar rezultatin nga pika e 11-metërshit të dhënë me ndihmën e VAR. Everton, për të reaguar, bën ndryshime, por përgjigja, për fat të keq nuk është ajo që pritej. Në minutëne 84-ët është përsëri Wilson që ka dyfishuar për vendasit. Në fundin e takimit Calvert-Lwëin ka shënuar, por pa arritur të shpëtojë skuadrën e tij nga humbja.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›