Barça, formacioni vlen mbi 1 miliard euro
Nëse Barcelona vendos të shesë një pjesë të madhe të formacionit titullar, drejtuesit e klubit mund të grumbullojnë një shifër marramendëse parash. Sipas një analize të gazetës "Sport", në arkat e katalanëve llogaria do të rritej me 1 miliard euro. Këtu janë llogaritur vlera e të gjithë yjeve të skuadrës. Duke filluar nga Iniesta, për të cilin Çelsi ka ofruar 70 milionë euro, Eto‘o (60 milionë euro nga Mançester Siti), Mesi (90 milionë euro nga Juventus), Karles Pujol (i ndjekur nga Milani), Ksavi (i ndjekur nga Mançester Junajted), Jaja Ture (i ndjekur nga Mançester Siti e Arsenal) dhe Serxho Busuket (i ndjekur nga Real Madridi).