E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hoze Murinjo interesohet për Çeks Fabregasin

Milano - Hoze Murinjo është i interesuar për të marrë në gjirin e Interit spanjollin Çesk Fabregas. Mediat italiane bëjnë të ditur se trajneri portugez është duke e vëzhguar nga afër futbollistin e Arsenalit.

Kartoni i mesfushorit të përfaqësueses spanjolle kushton rreth 40 milionë sterlina. Në këtë pistë italianët e Interit duhet të mposhtin konkurrencën e Barcelonës, e cila interesohet prej kohësh për shërbimet e tij. Fabregas është një lojtar që ka dalë nga skuadrat zinxhirë të katalanasve, më pas u transferua në Londër.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›