Ferrari kërcënon FIA-n me mospjesëmarrje në F1
Torino - Ferrari deklaron nëpërmjet një komunikate se nuk do të marrë pjesë në kampionatin e Formula 1 për vitin e ardhshëm, duke injoruar kështu listën e nxjerrë nga FIA në të cilën kjo skuteri rezultonte e regjistruar. “Kokuqa” deklaron prerazi se do të marrë pjesë në garë vetëm në qoftë se përmbushen kërkesat që i ka drejtuar FIA-s.
“Në fund duam të sqarojmë dhe të heqim çdo dyshim. Ferrari nuk do të marrë pjesë në kampionatin botëror të Formula 1 për vitin 2010 me një rregullore të imponuar nga FIA, në kundërshtim me të drejtat që ka Ferrari të sanksionuara edhe në marrëveshjen me vetë federatën”- thuhet në deklaratën e skuderisë italiane.
Ferrari më datë 29 maj ka dorëzuar pranë FIA-s një letër ku e ka njohur atë me kushtet dhe rregullat që kërkon kjo skuderi për të marrë pjesë në Formula 1 për kampionatin e ardhshëm.