Merr udhë Brazili i Mano Menezesit
Në Brazilin “e ri” gjejnë hapësira edhe dy milanistët Pato dhe Tiago Silva, ndërkohë që vetëm katër lojtarë pjesëmarrës në botëror janë thirrur sërish: (përveç Tiago Silvës) Robinjo, Ramires dhe Dani Alvesh. Jashtë mbëten Kaka’, Ronaldinjo dhe Adriano.
Në konferencën e shtypit gjatë prezantimit zyrtar, Menezes ka theksuar tre parimet mbi të cilat do të bazohet puna e tij me pesë herë kampionët e botës: “Ndershmëri, përgjegjësi dhe transparencë”. Ish-tekniku i Korinthiasit vijoi: “E di që kam një nga detyrat më të rëndësishme në vend. Do të krijoj një kombëtare që t’i përmbushë ambiciet, dëshirat dhe ëndrrat tona. Do të jetë e vështirë, por skuadra ka elementët e nevojshëm”.
Ja lista e të grumbulluarve për miqësoren me SHBA-të më 10 gusht:
Portierë: Renan (Avai/Bra), Xheferson (Botafogo/Bra), Viktor (Gremio/Bra)
Mbrojtës: Rafael (Mançester Junajtid/Ang), Marcelo (Real Madrid/Spa), Andre Santos (Fenerbahçe/Tur), Daniel Alvesh( Barcelona/Spa), David Luiz (Benfika/Por), Henrike (Racing Santander/Spa), Rever (Atletiko Mineiro/Bra), Tiago Silva (Milan/Ita)
Mesfushorë: Ederson (Olimpik Lion/Fra), Karlos Eduardo (Hofenheim/Gjer), Hernanes (San Paolo/Bra), Sandro (Internacional/Bra), Paulo Henrike Ganso (Santos/Bra), Lukas (Liverpul/Ang), Jucilei (Korinthians/Bra), Ramires (Benfika/Por)
Sulmues: Robinjo (Santos/Bra), Nejmar (Santos/Bra), Aleksandre Pato (Milan/Ita), Andre (Santos/BRA), Diego Tardeli (Atletiko Mineiro/Bra)