Van Gal zgjedh favoritin për Champions: Barcelona
Për holandezin, Barcelona do të jetë ekipi për t’u mundur. “Barcelona është skuadra më e mirë në Europë. Finalistët e edicionit të kaluar nuk janë skuadrat më të forta në qarkullim. Por jo gjithnjë fiton më i miri, përndryshe Barcelona do të kishte fituar gjatë gjithë këtyre viteve”, pohoi Van Gal nga grumbullimi në Itali.
Sipas 58-vjeçarit, vetëm çelsi dhe Mançester Junajtid mund t’i afrohen nivelit të katalanasve. “Të tjerët vijnë një shkallë më poshtë. E kam fjalën për ne, Interin, Lionin dhe Realin e Madridit. Gjithsesi, ky është gjykimi im i përgjithshëm pasi gjithçka mbetet për t’u parë në fushën e lojës. Nuk duhet lënë mënjanë edhe fati”, shtoi holandezi i stolit bavarez.