Maskerano do largohet, e thotë Roi Hodgson
Gjatë takimit kokë më kokë mes trajnerit dhe lojtarit dje pasdite, ky i fundit kërkoi të largohet nga Premier Liga. Sot ka ardhur edhe konfirmimi nga Hodgson, i cili pohoi: “është e vërtetë, Maskerano dëshiron të largohet”. Pra, rrugë e lirë dhe me shumë mundësi Havier Maskerano është goditja e parë e madhe e zikaltërve në merkato.
Sipas mediave britanike, mesfushori argjentinas do t’i bashkohet kampionëve të Evropës, ku rigjen trajnerin Rafa Benitez. Kërkesa e anglezëve është rreth 30 milionë euro, por synimi i italianëve është ta ulin sa më tepër të jetë e mundur shifrën duke përfituar edhe nga dëshira e vetë lojtarit për t’u larguar.