E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferronikeli përuron filtra të rin për mbrojtjen e mjedisit

Modernizimi i proceseve prodhuese në këtë ndërmarrje tregon se përgjegjësia shoqërore e korporatave në Kosovë është duke u rritur dhe jam shumë e lumtur që Ferronikeli po shërben si shembull edhe për kompanitë e tjera, tha sot ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari – Lila me rastin e përurimit të filtrave të rinj në furrat rrotulluese të Ferronikelit.

Kusari-Lila përurimin e sotëm e cilësoi si një hap përpara të kësaj ndërmarrje për rritjen e efikasitetit të saj operacional dhe përmbushjes së standardeve dhe teknologjisë së fundit në mbrojtjen e mjedisit. “Për ne është e rëndësishme që mbahen 900 persona në punë, që rritet eksporti juaj, që tregohet se në Kosovë ka ambient të favorshëm biznesi dhe investimi në teknologji të reja”, tha ajo

Ndërsa, drejtori menaxhues i NewCo Ferronikeli, Ioannis Moutafis tha se respektimi i ambientit është ndër elementet kyçe të kompanisë. Ai tha se kjo ndërmarrje është bërë miqësore ndaj mjedisit, duke shtuar se nga viti 2007 deri më tani janë investuar 13 milionë euro në mbrojtje të mjedisit./Indeksonline/ 
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›