E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festa 60 qytetare ne spital nga ushqimi

Rreth 60 paciente ne dite kane marre sherbim ambulator gjate festave te fundvitit ne kryeqytet. Sipas drejtoreshes se ASHR-se Liliana Ramasaco situata ka qene normale. Kryesisht kane marre sherbim paciente qe kane pasur crregullime te tretjes apo edhe qytetare te tjere te prekur nga virozet ose te toksikuar nga alkooli tha Ramasaco. Gjithsesi ajo shtoi se situata ka qene brenda kontrollit te bluzave te bardha. Nderkohe nga ana tjeter specialistet e shendetit publik u bejne apel qytetareve te bejne sa me shume kujdes me gripin i cili e shenon pikun e tij pikerisht nga mesi i janarit deri ne fund te muajit shkurt. Vaksinimi eshte menyra me e mire per tu imunizuar nga 4 viruset qe po qarkullojne. Situata epidemiologjike tregon se ne rajon qarkullojne tashme viruset e gripit stinor 2010-2011 AH3N2 AH1N1 dhe Viruset B. Te tre viruset jane perfshire ne vaksinen e gripit stinor. Nga te dhenat e Ministrise se Shendetesise rreth 110 000 doza vaksine kane hyre ne vend dhe deri me tani jane vaksinuar nje numer i konsiderueshem i popullates dhe punonjesve te shendetesise.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›