E Shtunë, 31 Tetor 2026

Historia e bonove te privatizimit

Bonot e privatizimit u emetuan per here te pare nga qeveria ne vititn 1995 si nje mjet per te kompensuar ish-pronaret edhe punonjes qe gjate kohes se regjimit komunist kishin kontribuar ne ndertimin e pasurive publike.

Ne total u emetuan ne ate kohe bono me vlere 75 miliarde leke dhe u jane shperndare qytetareve 51.2 miliarde, ose 68 per qind e tyre. Por ne procesin e privatizimit jane perdorur me pak se 18.6 per qind e bonove, me nje vlere prej 14 miliarde lekesh.

“Kjo ka te beje me shume shkaqe, duke filluar nga dinamika e privatizimeve ne Shqiperi, krizen e vitit 97, por edhe me faktin se qeverite kane qene me shume te predispozuara per te patur te ardhura ne buxhet nga privatizimet me shume se sa te vendosin ekuilibra sociale”, sqaron Zef Preci, ish-minister i Ekonomise.

Preci thote se ende ka mundesi reale per perdorimin e ketyre letrave me vlere. “Mendoj se ato e kane provuar rolin e tyre. Kane luajtur nje rol ne shperndarjen e pasurise dhe jane ceshtje e vullnetit politik per te plotesuar angazhimet e tyre. Nuk mendoj se jane zhvleresuar pasi eshte tregu qe i zhvillon”, ka shtuar Preci.

Sipas te dhenave, ne favor te ish-te perndjekurve jane shperndare bono me vlere 17.1 miliarde, nga te cilat jane perdour ne privatizim vetem 27.4 per qind e tyre. Nderkohe qe rreth 16 miliarde leke, ose 21 per qind e totalit te bonove, jane administruar nga fondi anglo-adriatika, i cili eshte larguar nga Shqiperia vite me pare.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›