Ne Greqi Pas vendasve edhe emigrantet femije drejt jetimoreve
Ne Greqi se bashku me krizen ne thellim po rritet edhe numri i prinderve qe kerkojne te lene femijet e tyre neper brefotrofe. Jane prinder te deshperuar te papune apo afariste te falimentuar nga borxhet ne masen 80 vendas dhe 20 emigrante. Me femijen e vogel ne preher dhe koken ulur si per te fshehur lotet e saj gruaja del nga zyra e Prokurorise se Minoreneve te Athines dhe largohet me shpejtesi nga shkallet pa pritur as ashensorin e katit te katert te godines 16 te gjykatave. Sikur do te evitoje syte e njerezve per mekatin e saj qe pak me pare i kerkoi prokurorit ta ndihmoje qe vogelushi i saj te gjeje strehe dhe ushqim ne nje nga fshatrat SOS te pakten sa te kaloje kriza. Lajmi ka marre dhene per rastet gjithnje e me te shpeshta te prinderve qe te papune ose te mposhtur nga borxhet nuk mund tu sigurojne me femijeve te tyre as ushqimin e perditshem dhe u trokasin dyerve te institucioneve bamirese per ti strehuar. Ishte ketu nje familje qe kerkon te vendose femijen e saj ne nje institucion. Nuk mund ta ushqeje per shkak te krizes - i thote Maria nje grua e moshuar dhe mjaft e informuar per fenomenin e cila erdhi bashke me te shoqin ne prokurori per te pare dhe ndihmuar sic thote. 80 jane greke nga ata qe nuk mund te mbajne me ushqim femijet e tyre dhe 20 jane te huaj - thote Maria qe mezi fsheh mallengjimin e saj per prinderit e gjore qe detyrohen tu privojne femijeve te tyre prehrin prinderor.